Dr.Kosova zbulon “marzhin e fitimit” për një muaj ministër, nëse do kishte dashur të blihej

Ka dashur të dëshmojë ndershmërinë në krye të detyrës shtetërore, dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka nxjerrë “pa dashje” sesa mund të fitojë një ministër shëndetësie për një muaj në detyrë, kuptohet jo nga rroga por nga marifetet. Kosova deklaroi sot se gjatë kohës që ishte ministër Shëndetësie, mund të kishte fituar sa për 20 vite punë, por nuk e ka bërë. “Për një muaj ministër shëndetësie, mund të kisha fituar aq sa për 20 vite pune. Nuk e kam bërë. Nuk ka çmim që më blen,” tha Kosova. Shtrohet pyetja, vërtet ky raport fitimi ekziston në këtë ministri me sa ka dijeni kandidati? Po ministritë e tjera sa e kanë “marzhin e fitimit”, mesa ka dëgjuar dr.Kosova kur ishte në kabinetin qeverisës të PD-së?
a.k
Comments
Me falni, po pse ju prisni ta
<p>Me falni, po pse ju prisni ta zbuloje dr. Kosova kete gje, qe pastaj te rrotulloni syte nga habija??? Kete punen e "marzhit te fitimit" e ka marre vesh edhe lopa, sepse pushtetare e ministra e deputete, nqs do te rronin vetem me rrogen, ashtu sic u ka hije njerezve te ndershem, si do te perballonin vila qindra-mijra euro ne pronesi dhe makina qe kushtojne 60.000 - 70.000 euro? Per te mos folur per ata qe kane edhe prona te tjera etj. etj.</p>
Add new comment