Edhe një shqiptar nga Shqipëria mes të arrestuarve në Maqedoni. Ministria e jashtme: Do interesohemi

Mes gjashtë të arrestuarve nga grupi i të armatosurve që policia maqedonase i ka cilësuar terroristë, është edhe një shtetas shqiptar nga Shqipëria. Njoftimin e bëri Ivo Kotevski, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme maqedonase dje në konferencën për shtyp ku bëri bilancin e operacionit. Nga ana e tij, për Ora Neës drejtori i Përgjithshëm politik në ministrinë tonë të Jashtme Sokol Gjoka tha dje se pala shqiptare do të interesohet për pozitat në të cilën ndodhet shqiptari i arrestuar.
“Mes të arrestuarve ndodhet dhe një shqiptar nga Shqipëria. Emrat janë dhënë nga pala maqedonase. Do të interesohemi për të ditur pozicionin dhe për të mësuar pozitat dhe gjëndjen në të cilën ndodhet. Ai është vetëdorëzuar, është ndaluar dhe do jetë pjesë e gjykimit nga pala maqedonase”, tha Gjoka.
a.k
Add new comment