Komisioneri Hahn bëhet “pak Blush” dhe fton qeverinë shqiptare të ndihmojë shtresat e varfra

Postuar në 11 Maj, 2015 03:24

Komisioneri për Marrëdhëniet Fqinjësore dhe Negociatat për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, ka folur për zgjedhjet lokale shqiptare, duke u kërkuar partive politike të mbajnë zotimin, për të mos përfshirë në zgjedhje persona të lidhur me krimin. Me zotim ai ka parasysh marrëveshjen e dhjetorit 2014 për dekriminalizimin. Nga ana tjetër për çështjen e azilkërkuesve shqiptarë, ai tha se lëvizja e lirë duhet ruajtur, duke ndihmuar shtresat në nevojë, një përkim ky me ftesën e fundit të deputetit Blushi për qeverinë, që të lehtësojë jetesën e 400 mijë të varfërve. “Si mund të bëhet kjo? Unë mendoj se duhet rritur ndihma e kujdesi për ato shtresa të popullsisë më të pambrojtura ekonomikisht. Nga ana tjetër, kjo kërkon bashkëpunim operacional, shkëmbim informacioni mes partnerëve, hetim rreth atyre që nxisin emigracionin e paligjshëm si dhe forcim i kontrollit në kufi. Jam i ndërgjegjshëm se mbetet shumë për të bërë në përmirësimin e mjedisit e të kushteve për investimet dhe krijimin e vendeve të punës”, u shpreh komisioneri.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.