Saviano: Kur i pyes pushtetarët tuaj për kriminalitetin, e mohojnë. Si në Italinë e 30 viteve më parë

Në një intervistë në selinë e ambasadës italiane në tiranë për Alba Malltezin e A1 Report,
shkrimtari dhe gazetari i njohur antimafia, Roberto Saviano, ka folur për impaktin e parë me Shqipërinë, dhe habinë se si politikanë e kryetarë bashkie heshtin kur i pyet për kriminalitetin. “Ata e mohojnë, si në Italinë e 20-30 viteve më parë”.
“Shumë interesante, se kur pyesja kryetarët e bashkive që takova apo figurat politike “Këtu kriminaliteti si është? M'u përgjigjën... Këtu? Jo asgjë fare... Më shumë keni ju në Napoli”, më thanë. Shumë interesante si përgjigje. Nuk është vetëm omertoze (kodi mafioz i heshtjes), por edhe e kujt ndjen që po të flasë për këtë argument, ofendon vetveten. Kjo më bëri shumë përshtypje se janë përgjigje që në Itali jepeshin 20 apo 30 vite më parë. Mbi këtë, sipas meje, ka ende shumë për të punuar”.
a.k
Add new comment