Skënder Minxhozi: Politika jonë me dy fytyra, një për në parlament e një për ndërkombëtarët

Postuar në 09 Maj, 2015 01:02

Në studion e edicionit qendror informativ të “Top Channel” për të folur mbi zhvillimet e javës, ishte analisti Skënder Minxhozi. Ai foli për mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dekriminalizimin dhe fushatën zgjedhore, e cila edhe pse s’ka nisur ende zyrtarisht është përshkallëzuar me ritme të shpejta. I pyetur se sa real është puna e nisur në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku palët u angazhuan për të bashkëpunuar, Skënder Minxhozi tha: “Është një rast i vjetër, i parë shumë herë në Tiranë, Bruksel dhe Strasburg, kudo ku ka kontakt me ndërkombëtarët. Politika shqiptare ka dy fytyra, një në parlament për të enjten, dhe një për takime të tilla. Kur flitet për axhendën kombëtare, aftësia për të arritur në një kompromis është minimale. Tryeza është një kontrast me atë që ndodh çdo javë dhe me tonet e fushatës, që ka sjellë gjithçka, përveçse bashkëpunimit”.

Ndërsa duke folur për dekriminalizimin Skënder Minxhozi tha: “Do të kisha preferuar që në datën 13 të fliste një gjykatë shqiptare, por që të flasë një diplomat i huaj, më duket anomali shqiptare që tregon sesa i pazotë është sistemi i drejtësisë në Shqipëri, sesa të paafta janë gjykatat, ose sesa të rreshtuara politikisht, ose për arsye financiare, korruptive apo klanere,  që japin gjithçka përveçse vendime të drejta. Megjithatë më mirë kaq sesa hiç. Më mirë kaq sesa një sistem drejtësie që nuk lëviz. Mbete të dëgjojmë se çfarë do të thuhet më datë 14. Por është vonë që partitë të vihen në një pozitë të tillë që të mblidhen nga ambasadorët dhe t’u thuhet që X kandidat është i inkriminuar, pasi nuk ka më kohë për partitë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.