Shefi i Komisariatit të Sarandës dhunon qytetarin në kazino, pezullohet. Reagon policia e Vlorës: Konflikti për motive personale dhe jo për çështje pune (video)

Një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit është denoncuar për ushtrim të dhunës ndaj qytetarëve. Këtë herë bëhet fjalë për Drejtorin e Komisariatit të Sarandës. Në një video të publikuar online, ai është regjistruar duke dhunuar një qytetar në një sallë lojërash fati në Tepelenë. Ngjarja raportohet se është shënuar gjatë muajit shkurt 2014,në kohën kur Shehu ishte shef i komisariatit të Tepelenës. Pas publikimit të videos, ka ardhur dhe reagimi i policisë së qarkut Vlorës. Përmes një njoftimi për mediat në orët e vona të mbrëmjes së të premtes( 8 maj 2015), blutë bëjnë me dije se: “Ky konflikt midis tij dhe një qytetari nga Tepelena, ka ndodhur kohë më përpara në shkurt të 2014-ës dhe ka rezultuar për motive personale dhe jo për çështje pune”. Policia thekson se janë kryer të gjitha hetimet nga Prokuroria e Rrethit Gjirokastër ku për pasoje çështja u pushua dhe efektivi i policisë Shehu u rikthye përsëri në krye të detyrës. Ndërkohe tani me ri-hapjen e kësaj çështjeje nëpër rrjetet sociale, Shefi i Komisariatit Sarandë është pezulluar nga puna deri në sqarimin e plotë te rrethanave.
Comments
Po pse po te ishte "konflikt"
<p>Po pse po te ishte "konflikt" per "ceshtje pune" do te ishte normale?</p><p>Si gjithmone, uniformat mavi bejne komente idiote.</p>
Add new comment