Rama inspekton by-pass-in e Vlorës: Volumi më i madh i investimeve për këtë qytet

“Me by-pass-in e Vlorës, Transballkaniken, rrugën e lumit të Vlorës që jo vetëm është projektuar, por ka marrë dhe mbështetjen financiare nga një institucion i huaj financiar dhe presim të nënshkruajmë kontratën në shtator, dhe me vijën bregdetare kemi volumin më të madh të investimeve në territor. Bëjmë dhe një investim të madh në këtë periudhë të parë të qeverisjes. Në 2017 do të jetë komplet gjë tjetër. Ne e kemin thënë se do të jetë një ndër vijat bregdetare më të bukura të Mesdheut dhe do ta bëjmë”. Ishte ky mesazhi që Kryeministri Edi Rama dha sot pasi inspektoi sot punimet e by-pass-it të Vlorës. Duke theksuar se ky është volumi më i madh i investimeve për këtë qytet, Rama tha se, do të krijohet një konfiguracion i ri turistik dhe ekonomik. “Për pak ditë lidhet edhe kontrata me Komisionin Europian për financimin e pjesës tjetër. I gjithë kantieri plotësohet sepse kemi pasur tre pjesë të ndryshme. Njëra pjesë është kjo që ka filluar me rërën, për të cilat janë bërë dhe analizat në Itali sepse vlonjatët kishin shqetësim nëse do të ishte rëra e duhur. Rëra ka dalë më një cilësi optimale. Është pritur gjithë cikli i këtij shtresëzimi natyral, ndërtuesit nuk donin gurët për këtë sipërfaqe”, tha Rama, duke shtuar se, “do të vazhdojë shtresëzimin më një teknikë optimale thasësh me rërë. Në krahun tjetër do vazhdojë gjithë pjesa që ka të bëjë me infrastrukturën dhe me transformimin në shëtitoren praktikisht më të gjatë të bregdetit dhe pjesa e tretë janë pishat që janë porositur një vit më parë, pisha të rritura që do shoqërojnë gjithë këtë vijë bregdetare siç ishte në projekt”.
Add new comment