Nishani për nënkryetarin e munguar: KLD funksionon shumë mirë me sekretar të përgjithshëm. Në fakt, ai është kunati i Gjin Gjonit

Ngërçi i funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë pa zv.kryetarin, mesa duket nuk përbën problem për presidentin e Republikës. Në një intervistë për VOA para pak ditësh, Bujar Nishani deklaroi se funksioni i sekretarit të përgjithshëm, e zëvendëson krejtësisht nga pikëpamja administrative mungesën e nënkryetarit të KLD. Kjo, thotë gazeta Dita, shkaktoi reagimin e mjaft zërave, si kreut të komisionit të ligjeve Fatmir Xhafa, ish nënkryetares së KQZ Dëshira Subashi etj. Detyra e nënkryetarit të KLD realisht është funksion kushtetues siç përcaktohet në nenin 147 pika 3. Dhe ndërkohë që Nishani nënkryetarin nuk po e zgjedh prej muajsh, sepse duhet të jetë një nga 3 anëtarët e KLD-së që janë votuar nga Parlamenti, KLD funksionon me sekretar të përgjithshëm. Ai është Pjerin Prendi, kunati i gjykatësit dhe anëtarit të KLD, Gjin Gjoni.
a.k
Add new comment