Luftë brenda mazhorancës, shkruan “Shqip”. Aleatët e PS-së po përpiqen më shumë për këshillat sesa për kandidatët e përbashkët për kryetar

Postuar në 12 Maj, 2015 07:06

Partia Socialiste përballet me problemin e aleatëve të vet. Kështu shkruan sot gazeta “Shqip”, sipas së cilës subjektet që janë rreshtuar me PS-në në këto zgjedhje, po bëjnë fushatë kryesisht për votën në këshilla. “Për këtë arsye, si dhe për të dhënë direktivat e reja për nisjen zyrtarisht të fushatës zgjedhore, e majta ka vendosur edhe rritjen e bashkëpunimit në shtabin e përbashkët elektoral që funksionon prej ditësh. Burime pranë së majtës, bëjnë me dije se ky është një takim i zakonshëm rutinë që mbahet mes të majtëve në këtë bashki, ku si qëllim ka mbështetjen e kandidates për kryetare të bashkisë, Keti Bazhdarin. Por njëkohësisht mësohet se shkak që e majta të mblidhet sërish brenda një kohe të shkurtër, nga mbledhja me Ramën dhe Metën pak ditë më parë, është fakti që po lobohet më shumë për anëtarët e këshillit sesa për vetë kandidaten, duke shmangur këtu zërat se mes të majtës ka një përçarje...”,shkruan “Shqip”. Kjo është një luftë e vjetër, sidomos nga LSI e cila synon pozita përcaktuese në këshilla, për të patur në dorë vendimmarrje të rëndësishme si buxheti.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.