Policia kap një person me 15 kg eksploziv C4 në stacionin e trenit, Durrës. Dyshohet se është korrieri

Postuar në 12 Maj, 2015 03:09

Ditën e djeshme ka ndodhur një arrestim pa bujë në stacionin e trenit në Durrës, për të cilin sot policia ka dhënë detajet e para. Një 52-vjeçar i cili dyshohet se se ishte korrier i një grupi kriminal, u kap me 15 kilogramë C4. Lënda eksplozive dyshohet se transportohej nga Tirana dhe do ta blinte një grup kriminal në Durrës.  Arrestimi i 52-vjeçarit Fatri Xhediku, banues në Allias të Tiranës, u bë të hënën pranë stacionit të Trenit në Durrës, ku në çantë mbante 31 kallëpe me C4, si dhe disa kapsolla elektrike detonatore të lidhura me fitil zjarrpërcjellës.

a.k

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>Kapsolla elektrike nuk lidhet me fitil zjarpercjelles, po me fill elektrik. ;)&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.