Procedohet djali i Spartak Brahos, kalon dy semaforë me të kuqe dhe i ikën policisë. 33-vjeçari mban postin e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit

Postuar në 11 Maj, 2015 13:29

Djali i deputetit të LSI-së, njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho është proceduar penalisht në gjendje të lirë për mosbindje të urdhrave të policisë rrugore. Arbër Braho, i cili mësohet se është edhe nënkryetar i bashkisë së Durrësit pasi ka kaluar dy semaforë me të kuq në bulevardin Dëshmorët e Kombit është vënë në ndjekje të policisë së kryeqytetit, e cila i ka dorëzuar fletën e gjobës, por ky i fundit është larguar duke u lënë efektivëve dokumentacionin e makinës.Pas kësaj ai është proceduar penalisht në Komisariatin numër 2 në kryeqytet. Kjo nuk është hera e parë që persona me pushtet nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Pak ditë më parë një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregonte se eskorta e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli kishte kaluar semaforin e kuq në një rrugë qëndrore të kryeqytetit.

 

l.m

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Ky qe nga fytyra duket ca lloj njeriu qe eshte. Me shume bandit se sa &quot;politikan&quot; apo &quot;perfaqesues i popullit&quot;.&nbsp;</p>

Submitted by Pjella e LSI Sh.p.k (not verified) on

<p>Ky eshte king djale po ka dhe me keq. Po produkti Meta-Kryemadhi si mund te ngjaje mbi kolltukun e pushtetit?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.