“Monitor” raporton të ardhurat për 4 mujorin e parë: Në buxhet rriten 4.2%, por tatimet e doganat vijojnë me rënie

“Monitor” raporton se totali i të ardhurave në buxhet për periudhën janar-prill 2015 ishte 121 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave, duke shënuar një rritje me 4.2% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndikimin kryesor në këtë rritje ka vijuar ta japë zëri i të ardhurave jo tatimore dhe ai i fondeve special, ndërsa të ardhurat nga tatimet e doganat ka vijuar me performancë negative (rënie 1%), me rezultatin më të keq që e ka dhënë TVSH-ja. Sipas “Monitor” të ardhurat nga TVSH, një tregues i qarkullimit në ekonomi, ranë me 9%, në rreth 37 miliardë lekë. Ministria e Financave ka shpjeguar më parë se ulja e grumbullimit të taksës së TVSH-së ka ardhur edhe si rrjedhojë e uljes së TVSH të mbledhur në importin e “makineri dhe pajisje” për shkak të përjashtimeve që është bërë për këtë taksë në import. E njëjta e dhënë është edhe për uljen e të ardhurave në importet e materialeve të ndërtimit, që sjell një ulje të TVSH-së. Por, sipas “Monitor”, zëri që po mban peshën kryesore në rritjen e të ardhurave në buxhet për katër mujorin është ai i të ardhurave jo tatimore, konkretisht “të ardhura nga institucione buxhetore” , që u zgjerua me 3.9 miliardë lekë, apo 44% në 13 miliardë lekë. Ky zë ka ndikuar në 82% të totalit të rritjes së të ardhurave në vlerë absolute (në total të ardhurat në buxhet u rritën me 4.8 miliardë lekë.
Add new comment