OSBE/ODIHR në Tiranë. Ambasadorja Glover tha se misioni do vëzhgojë prezantimin në fushatë por edhe presionet ndaj zgjedhësve për blerje vote

Postuar në 15 Maj, 2015 06:50

OSBE/ODIHR hap sot zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit 2015. Në konferencën prezantuese ambasadorja Audrey Glover tha se ky mision do vëzhgojë zbatimin e legjislacionit përfaqësimin e kandidateve femra, prezantimin në fushatë por edhe presionet ndaj zgjedhësve për blerje vote. “Ne sapo kemi arritur në Shqipëri ende nuk kemi detaje për shumë gjëra po shikojmë faktet. Kur të vijnë vëzhguesit afatgjatë ata do shpërndahen anë e mbanë Shqipërisë, do merren me të gjitha çështjet. Unë përmenda në fjalën time fushat ku do përqendrohemi që janë: zbatimi i legjislacionit, përfaqësimi i kandidateve ferma, prezantimi në fushatë, presionet ndaj zgjedhjeve për blerjen e votës si dhe pasqyrimi i fushatës në media”,­tha ajo. Kryetarja e këtij misioni, Audrey Glover theksoi se ekipi vëzhgues në Tiranë do të përbëhet nga 13 anëtarë. Më tej ajo shtoi se 18 vëzhgues afatgjatë do të vinë ditën e hënë në kryeqytet, ndërsa ata afatshkurta më 17 qershor. Teska theksoi se këto janë zgjedhjet e 12­ ta që misioni i OSBE­ODIHR mbikëqyr, Glover tha se nuk është paracaktuar asnjë axhendë. Glover sqaroi se duhet të jenë 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 afatshkurtër.  “Të hënën do të vijnë edhe 18 vëzhgues afatgjatë. Ne kemi ardhur në Shqipëri pa axhendë të paracaktuar. këto janë zgjedhjet e 12 që ne vëzhgojmë në Shqipëri”, tha Glover.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.