Halim Kosova në “Ditë e re Weekend”: Janë kontrolluar të gjitha dokumentet e punës si ministër e drejtor por s’kanë gjetur asgjë të jashtëligjshme

Halim Kosova, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, është i bindur në aftësitë e tij menaxheriale dhe se ndodhet në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet e 21 qershorit. Insiston se në punën e tij në drejtimin e qytetit më të madh në Shqipëri do të lërë mënjanë “konfliktin politik” për të shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe me kryeministrin Rama. E gjithë kjo për të mirën e kryeqytetasve të cilët para se të jenë socialist a demokratë janë banorë të Tiranës. Ndryshe nga sot, kur Tirana është në mes të dy rivalëve për kryeministër, Kosova është i bindur se nesër nëse do të marrë drejtimin do të jetë ndryshe, dhe pyetjes së gazetarit Gerti Çarçani në emisionin “Ditë e re Weekend” të Ora News iu përgjigj: “Vërtet jam kandidat i dalë nga PD por jam kandidati që kam dhënë shembull në 35 vjet punë që kam qenë në punë për të gjithë bashkë. S’ke si të ndash pacientin në socialistë dhe demokratë. Jam në garë për kryebashkiak të Tiranës, për të shërbyer dhe për të menaxhuar që çdo banor ta ndjejë veten vërtet kryeqytetar. Unë po kandidoj për menaxher qytetit. Jam larg këtij pozioni të kundërshtarit politik. Çdo konflikt politik nuk rëndon politikën por banorin”. Kosova shton se janë kontrolluar të gjitha dokumentet e veprimtarisë së punës së tij si ministër dhe si drejtor por nuk kanë gjetur asgjë të jashtëligjshme.
Add new comment