“Nëpunësit dhe tregtarët...pra edhe "politikanët", janë shërbëtorë të Popullit”

“Lapsi.al” ka kapur një moment të fushatës që dëshmon se deri në çmasë përfaqësuesit e politikës e kanë adoptuar thënien e Enver Hoxhës, e shkruar me gërma të mëdha, se “nëpunësit dhe tregtarët janë shërbëtorë të popullit”. Nëpunësit dhe tregtarët, në një shumatore të abstraguar bëjnë Politikanin. Tri foto: Erjon Veliaj, Alfred Peza dhe kandidatja e mazhorancës në Urën Vajgurore, Juliana Mema, shfaqen duke puthur duart e njerëzve të zakonshëm. Zakonisht, janë gra të moshuara që kanë privilegjin në fjalë. Mendon njeriu i shkretë, sesa i pafat është kur sheh, ose mendon se vetëm një orë më parë mund të ketë kaluar në atë rrugë dhe do të kishte mundësi që dorën e tij ta puthte Erjon Veliaj apo Alfred Peza. Sepse është bekim të puthësh dorën “e popullit”. Dhe është kënaqësi të japësh bekimin, si popull, për bijtë më të mirë, që duhen marrë aq seriozisht sa kuptimi i parë i këtyre fotove.
http://www.lapsi.al/lajme/2015/05/15/teatri-vazhdon-pas-erionit-plas-put...
s.z
Comments
Teater per popullin.
<p>Teater per popullin.</p>
Add new comment