Presidenti maqedon Gjorge Ivanov u dërgon letër presidentëve botërorë, fajëson Kosovën për rastin e Kumanovës

Pas përleshjes së armatosur në Kumanovë dhe zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, pushteti në këtë shtet ka nisur një fazë të re të propagandës anti-Kosovë. “Zëri” bën të ditur se presidenti maqedon Gjorge Ivanov, ka nisur një letër te presidentët e shteteve anëtare të OKB-së, me anë të cilës dëshiron që fajin kryesor për konfliktin e 9 majit në Kumanovë, t’ia vë Kosovës dhe disa politikanëve shqiptarë këtu. Burime diplomatike të “lajmi.net”, të cilët kanë arritur ta shohin letrën, kanë bërë të ditur se, Ivanov përmes saj, po nisë një propagandë ndërkombëtare kundër Kosovës, duke e akuzuar shtetin e tij fqinjë se nuk ka ndërmarr masa për parandalimin e përleshjes së armatosur në Kumanovë. Në letrën e Ivanovit, e cila përmban disa pika “sqaruese” për ngjarjen e Kumanovës, shpjegohet se gjoja, njerëzit që kanë ndërmarr aksionin në Maqedoni kanë qenë të lidhur ngushtë me disa liderë politikë të Kosovës. Siç duket, Ivanov këtu aludon në lidhjen e disa prej luftëtarëve të Kumanovës me AAK-në dhe liderin e saj Ramush Haradinaj
Comments
Nje gje nuk dele e qarte: Sa
<p>Nje gje nuk dele e qarte: Sa nga ata qe ishin "kryengrites" dhe u arrestuan apo u vrane ishin nga shqiptaret e maqedonise dhe sa nga Kosova? Supozojme se do te vinin disa greke ne Dropull dhe do benin nje rezistenca te armatosur, nuk e di se cfare do te thoshim ne per Greqine? Megjithese krahasimi nuk mund te jete shume i goditur.</p>
Add new comment