Shënim: Nëse marrim si kriter vlerësimi perceptimin për korrupsionin, kush ka avantazh: Halim Kosova, apo Erjon Veliaj?

Mero Baze shkruan në “Tema” një opinion që merret me Halim Kosovën dhe pasurimin e tij përmes biznesit privat. “Ai ka dhënë prova se respekton punën që i sjell më shumë lekë. Më parë ka respektuar më shumë se klinikën e tij postin e Drejtorit të Maternitetit. Bashkia, sipas modelit që ai na ofron, jep më shumë mundësi për të bërë lekë se klinika, kështu që nuk ia kam frikën se do ta ndajë kohën mes Bashkisë dhe Klinikës...Dr.Halim Kosova është duke na kërkuar vota për Bashkinë e Tiranës dhe para se të na bindë për të ardhmen e tij, duhet të jetë më i qartë për të shkuarën e tij. Ajo është një model i shëmtuar korrupsioni i tranzicionit shqiptar, për të cilin Kosova nuk është fajtor, por është përfitues. Të paktën të mos na e paraqesë si vlerë, që t’i besojmë të ardhmen”, shkruan ndër të tjera Baze. Se ku rrinte më shumë Halim Kosova, këtë vështirë se mund ta provojë njeri. Edhe sikur të dalin dëshmitarë, nuk ka ndonjë vlerë. Por është thjeshtim të thuash se Halim Kosova është përfitues i një modeli korrupsioni që solli tranzicioni shqiptar. Në raport me qenien e tij në politikë kjo nuk vlen fare: Halim Kosova i duhet më shumë PD-së, sesa PD-ja atij. Halim Kosova nuk është në PD si biznesmen, por si një njeri me kredenciale qytetare, i cili si kandidat për bashkinë e Tiranës, po shfaq dobësi oratorike. Por kujdes: kemi 25 vjet që kemi vendosur si metër vlerësimi oratorinë dhe shfaqjen, që bashkëshoqërohen në mënyrë instrumentale me diversionin dhe demagogjinë. Pra nuk janë domosdoshmërisht kritere të drejta për vlerësim. Kur flasim për kandidatët diskutimi duhet të jetë simetrik: pra duhet vënë kandidati në rrafsh krahasues me rivalin. Nëse përdorim të gjitha kriteret e Bazes për vlerësim, çfarë mund të themi për Erjon Veliajn? Për aq sa na ka thënë vetë, ai ka shitur fiq, ka punuar si kamarier etj.. Punë të ndershme, por nuk mund të flitet këtu për një histori suksesi. Kur vijmë te politika, Kosova me Veliajn dallojnë në një pikë: në katapultim. Fraza për të ardhur keq si ato të Fatmir Xhafajt se “Mjafti kishte të drejtë, ne gabuam në shumë pika në qeverinë “Nano””, janë një tallje e turpshme me qytetarët që kanë patur sy e veshë edhe në vitin 2005. Veliaj është një njeri ambicioz padyshim, që po shteron edhe mjetet e shoëman-it politik, por në pozitat aktuale ai është i katapultuar. Aktualisht Veliaj po thotë se do të vazhdojë punën e lënë në mes nga Edi Rama; por që t’u vëmë gjërave emrin që kanë, Edi Rama e fitoi betejën e imazhit me kundërshtarët sepse solli një model realisht ndryshe. Por edhe sepse, realizoi disa ndryshime, që e vendosën Bashkinë në qendër të barometrit politik. Veliaj po bën një kalk të këtij modeli, dikur të suksesshëm, por pa sjellë asgjë të re, përveç faktit se ka mbështetje të pakushtëzuar nga kryeministri. Dhe katapultimi është në thelb një formë e korrupsionit politik, i cili po tjetërson raportet e qytetarit me politikën dhe me sensin e politikbërjes. Dhe në veçanti: me votën. Për t’u rikthyer te ajo që shkruan Baze, nëse marrim si kriter vlerësimi perceptimin për korrupsionin, atëherë kush ka avantazh: Halim Kosova, apo Erjon Veliaj?
s.zaimi
Comments
Mero do te bente mire te mos
Mero do te bente mire te mos merrej me me gazeten. Te hape je zyre ne Kryeministri e te shkruaje fjalimet e Rames. Jo se nuk e ben po keshtu do te qe me e ndershme. me dhimbset ajo gazete qe e hapnim sapo hapnim syte si ne te vetmin vend ku nuk na fyej inteligjenca. shume gjynah per ate gazete devocioni i pashtershem per te bere opozite opozites eshte hic me hic. kthehu ne llogore Mero e qendro aty, kushdo qe vjen e iken, se keshtu as ti nuk je i lumtur. frustrimi e sforcimi per te "shpetuar " Ramen " duhet te jete mund i madh.
Nero SI nje plesht. Se kuptoj
Nero SI nje plesht. Se kuptoj perse I referoheni.a e di Sa e urrejne njerezit bazen
Add new comment