Masakër në Napoli, katër të vdekur dhe gjashtë të plagosur pas hapjes zjarr nga një infermier

Postuar në 16 Maj, 2015 02:53

Agjensia italiane e lajmeve ANSA raporton se një person i armatosur me armë gjahu, Giulio Murolo, 48-vjeç, infermier në spitalin Cardarelli, hapi zjarr duke shkaktuar katër të vdekur dhe gjashtë të plagosur. Pas një mosmarrëveshjeje me të vëllanë dhe bashkëshorten e tij, 48-vjeçari Giulio Murolo, infermier në spitalin Cardarelli, hapi zjarr duke vrarë vëllanë, kunatën, më pas një efektiv të policisë bashkiake dhe një kalimtar. Sipas shefit të Policisë së Napolit, personi i armatosur, Giulio Murolo, një i apasionuar pas gjuetisë, ka ekzekutuar fillimisht kunatën dhe vëllanë e tij, brenda ndërtesës dy katëshe ku banonte, ndërsa më pas infermieri doli në ballkonin e banesës dhe filloi të qëllonte mbi kalimtarët e rastit. Fqinjët kanë thënë se mosmarrëveshjet mes autorit, i cili ishte i pamartuar dhe vëllait e kunatës vazhdonin prej vitesh, ndërsa ata jetonin ngjitur me njëri-tjetrin. Pas mbërritjes së forcave të policisë, Murolo nuk ka bërë rezistencë ndërsa u dorëzua, por u ndesh me zemërimin e dhjetëra personave që u mblodhën pas arrestimit të tij.

 

http://www.ansa.it/campania/notizie/2015/05/15/si-barrica-in-casa-e-spara-4-feriti_5d46812b-41e3-4b4f-8602-8060981529bc.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.