Incidenti në Kumanovë, pas rusëve edhe mes serbëve mendojnë se lidhet me gazsjellësin Turkish Stream. Madje komentet parashikojnë se stacioni i radhës është Presheva

Po shtohen gjithnjë e më shumë zërat në disa vende se ajo që ndodhi në Kumanovë lidhet më së pari me gazsjellësin e ri, të quajtur Turkish Stream, e që u ideua nga Kremlini, pas anullimit të South Stream. Mediat ruse, që në momentin që dolën përgjimet e opozitarit Zoran Zaev, folën për një plan të tillë, të orkestruar nga ShBA, që sot duhet të merren edhe më Greqinë për këtë çështje. Një nga vendet që po e sheh me më shumë dyshim incidentin e Kumanovës është Serbia. “Koha Ditore” publikon fragmente nga një shkrim i gazetës serbe “Veçernje novosti”, ku Kryetari i Këshillit për Kontroll të Shërbimeve të Sigurimit të Kuvendit serb, Momir Stojanoviç, hedh idenë se një skenar pasues ndaj atij të Maqedonisë, është destabilizimi në Luginën e Preshevës. “Nëpër të kalon komunikimi kyç rrugor dhe hekurudhor, ndërsa planifikohet edhe gazsjellësi ‘Rrjedha turke’. Është e mundur që fuqitë e mëdha të cilave nuk u konvenon ai projekt të kenë goditur hallkën më të dobët të zinxhirit – Maqedoninë. Serbia duhet të ketë kujdes që, duke luftuar për veriun e Kosovës e Metohisë, të mos e humbë jugun e Serbisë qendrore”, ka thënë ai. Më tej, zyrtari serb ka deklaruar se “nuk është sekret se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet e krimit të politikës në Ballkanin Perëndimor, mbështeten te korpusi shqiptar”. Në këto kushte, ideja e njohur e Shqipërisë së Madhe trajtohet si një realitet që mbështetet nga ShBA, por jo nga BE-ja. Në një intervistë të vetën për “Deutsche Welle”, eksperti i çështjeve të Europës Juglindore, Florian Bieber, deklaron se ajo që po ndodh është pasojë e autoritarizmit të Nikolla Gruevskit dhe nuk lidhet me ndonjë projekt si ai i Shqipërisë së Madhe. “Megjithëse shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi komunikojnë me njëri-tjetrin, shqetësimet që ata kanë dhe qëllimet janë të ndryshme. Por sigurisht nuk ka dyshim që një destabilizim i Maqedonisë do të kishte pasoja negative për vendet fqinje, por është e gabuar t'i kërkosh arsyet e konfliktit të tanishëm tek tensionet etnike. Më shumë problemi qëndron tek tendencat autoritare dhe populiste të disa qeverive në rajon”, thotë ai. E gjithë kjo situatë i jep ngarkesë shumë të madhe vizitës së paralajmëruar të kryeministrit serb, Aleksander Vuçiç në Tiranë, më 27 maj. Nuk dihet sesi mund të reagojë ai, nëse homologu shqiptar do t’i rezervojë sërish “ndonjë shaka” si ato të Beogradit. s.z
Comments
E kam thane me kohe qe
<p>E kam thane me kohe qe Shtetet e Bashkueme bajne ne Ballkan nji politike anti UE (BE) per interese te tyne. Per kete SHBA perdorin Erdoganin, i cili per interese te vet perdore Fè-ne per te manovrue shqiptart si pedina qorre shahu. Si gjithmone shqiptart/arnautet dalin si veqila shekullor te pushtuesit te tyne turk. Asnji popull ballkanik o europian nuk ban nji politike per interese te vendit te vet si shqiptart.</p>
Add new comment