Vizita e Erdogan me ndikim edhe në raportet greko-shqiptare, shkruan Minxhozi

Skëndër Minxhozi shkruan sot në “Javaneës.al” për vizitën e Presidentit turk Erdogan, në Tiranë. Minxhozi e vlerëson si moment kyç këtë vizitë dhe me disa mesazhe brenda. Përveç atyre që u thanë publikisht edhe dje në takimet e shumta të Erdogan, Minxhozi e sheh prezencën e mikut turk, si një peshë edhe në menaxhimin e situatës së tensionuar me Greqinë. “Mesazhi i dytë i vizitës së Erdogan në Tiranë është ai i mbështetjes politike ndaj një vendi që konsiderohet si aleat shumëplanësh i Turqisë. Pak ditë më parë, Tirana dhe Athina konsumuan incidentin diplomatik të radhës, e me atë rast shtypi grek nuk ngurroi ta justifikojë atë që ndodhi, me vizitën e afërt të presidentit turk në Tiranë. Hija e Ankarasë në marrëdhëniet shqiptaro-greke ka qenë një histori e vjetër komploti, sa edhe vetë mosha e shtetit shqiptar. Por në kontekstin aktual, kjo prezencë merr një rol edhe më delikat, sepse Shqipëria dhe Greqia ndodhen në një zgrip të rrezikshëm diplomatik, me një dosje të mbushur me probleme sensitive, e që presin zgjidhje të shpejtë”, shkruan Minxhozi.
s.z
Comments
...me një dosje të mbushur me
<p>...me një dosje të mbushur me probleme sensitive, e që presin zgjidhje të shpejtë - po si tia bejme z.Minxhizi, merresh vesh me Greket njerezillek? Me ate pabesine e tyre arrogante vazhdojne te shtyjne vetem ceshtjet qe iu interesojne. Si tia bejme ti zjidhim shpejt dhe mire? T'iu falim detin?</p>
Add new comment