Ka nisur anti-hasanizimi sipas “RD”-së, që raporton se një anëtar i PS-së në Kamëz dhe një i LSI-së në Paskuqan “kanë flakur teserat me neveri”

Postuar në 13 Maj, 2015 16:23

Fillon rrjedhja e anëtarësisë nga PS-ja dhe LSI-ja. Të paktën kështu thotë një titull në gazetën “Rilindja Demokratike”: “Revolta e anëtarëve të PS e LSI, djegin teserat”. Në përgjithësi zullumi i ecejakeve nga njëra parti në tjetrën, brenda të majtëve, ka qenë prezent në nivele të larta. Ikin deputetë të zhgënjyer, kryetarë degësh që dorëzojnë teserat në mënyrë demonstrative. Natyrisht nuk është një ikje pa kthim. Mirëpo ky lajmi i “RD” thotë shumë në titull, kurse në përmbajtje jo dhe aq.  Sipas lajmit, janë larguar: një anëtar i Këshillit të Bashkisë Kamëz, i PS-së dhe një qytetar në Paskuqan që i përkiste LSI-së. Të dy “i kanë flakur me neveri teserat”. Këshilltari ka bërë edhe një falje publike për faktin se “u tha njerëzve që Edi Rama është burrë i mirë”. Gjithë pra një përpjekje qesharake për të kompensuar rastin e Kukësit që bëri dëm të madh, por pikërisht me metodat e atij që tanimë quhet Hasanizim.

http://www.rilindjademokratike.com/index.php?option=com_content&view=art...

s.z

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.