Shënim: “Uragani i votave opozitare” ende nuk është shfaqur në radar…

Postuar në 14 Maj, 2015 01:24

Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar sondazhe në Shqipëri për televizionin Ora News në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni. Mbrëmë IPR-Marketing prezantoi ne televizionin Ora News rezultatet e para të sondazheve për tri bashki kryesore – Tiranën, Durrësin, Shkodrën.

Sipas IPR-Marketing, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, 60% votojnë për koalicionin mazhoritar dhe 35.5% për koalicionin opozitar (4.5% për partitë jashtë koalicioneve). Me fjalë të tjera, koalicioni opozitar merr më pak vota se parvjet, aty ku votojnë çereku i zgjedhësve shqiptarë.

Në bashkinë e zgjeruar të Durrësit, koalicioni mazhoritar merr 57% të votave, ndërsa ai opozitar vetëm 41.5% të votave. Me fjalë të tjera, koalicioni opozitar merr më pak vota se parvjet në bashkinë e dytë të Shqipërisë.

Në bashkinë e zgjeruar Shkodër, koalicioni opozitar merr 55% të votave dhe koalicioni mazhoritar merr 43.5%. Me fjalë të tjera, vetëm në Shkodër koalicioni opozitar shënon përmirësim krahasuar me parvjet, por në këtë bashki të zgjeruar, votojnë vetëm 70 mijë zgjedhës.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Ne kete foto duket kenaqesia ekstreme e Baba "Xhepetos" kur shikon sa e arrire eshte krijesa e tij "Pinoku".

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ne Bashkine e Shkodres nuk votojne 70 mije zgjedhes, por 159 mije zgjedhes.

Ne bashkine Durres votojne 232 mije zgjedhes.

Ne bashkine e Tiranes votojne 609 mije zgjedhes.

Submitted by arithmetike e t... (not verified) on

nqs jane 160 mije zgjedhes ne listat e shkodres, 1/3 jane jashte shqiperise, 1/3 nuk marrin pjese ne zgjedhje lokale, keshtu qe mire e paska zaloshnja, me pak se 70 mije zgjedhes marrin pjese ne votim.

Submitted by Llogjike ligjore (not verified) on

Sipas ligjit, quhen zgjedhes te gjithe shtetasit me te drejte vote. Ata qe marin pjese ne zgjedhje quhen votues. Pra Shkodra ka 159 mije zgjedhes dhe rreth 80 mije votues. Keshtu qe, mos e justifiko Zaloshnjen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.