Ishulli i Sazanit hapet për turistët. “Lonely Planet” shkruan për vendimin e qeverisë dhe përmend edhe bunkerët

Postuar në 14 Maj, 2015 05:27

Qeveria shqiptare ka vendosur të hapë për turistët ishullin e Sazanit. Lajmi është bërë i njohur edhe nga kryeministri Edi Rama që ka publikuar në Facebook një shkrim të “Lonely Planet” që flet pikërisht për këtë gjë. Në shkrimin e vet “Lonely Planet” lajmëron këtë vendim të qeverisë, e cila mendon të thithë më shumë turistë të huaj. Sazani është ndoshta një nga pikat e bregdetit shqiptar, i përdorur më gjatë me destinacion ekskluziv ushtarak. “Ishulli ka rreth 3600 bunkerë dhe tunele të shumta, të ndërtuara prej frikës së sulmeve bërthamore gjatë kohës së diktaturës komuniste të vendit”, raporton “Lonely Planet” që vazhdon kështu traditën 25 vjeçare të vështrimit të bunkerëve si kuriozitet turistik. Nuk dihet për cilën arsye qeveria shqiptare nuk vë në dispozicion të turizmit edhe bazën e Porto Palermos e cila ka një tunel që rri mbyllur dhe godina të shkatërruara.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.