Ja si u pritën deputetët e BDI-së në Kumanovë. Banorët: Nuk bëtë asgjë për ta parandaluar, vepruat siç i konvenon pushtetit të Maqedonisë (Video)

Incidenti i Kumanovës “nxori zbuluar” edhe dy partitë shqiptare në Maqedoni, të cilat janë kritikuar ashpër për qëndrimin e mbajtur ndaj operacionit ushtarak në Lagjen e Trimave. Dy ditë pas përfundimit të luftimeve, deputetët e BDI-së (Bashkimit Demokratik për Integrim) vizituan banorët shqiptarë të Kumanovës, shtëpitë e të cilave u rrënuan nga predhat e forcave speciale maqedonase. Deputetët shqiptarë u pritën me indinjatë nga banorët të cilët e quajtën të vonuar reagimin e partisë së Ali Ahmetit, duke thënë se BDI në koalicion me Gruevskin nuk bëri asgjë për të parandaluar operacionin në Kumanovë. Sipas tyre qëndrimi I BDI-së I ka ardhur për shtat pushtetit në Maqedoni.
l.m
Comments
Mire bere ja the 2 fjale
<p>Mire bere ja the 2 fjale qelbesirave...Se do vijne prape per vota.</p><p>"Kroacia thote Vukovari i dyte - ku jeni ju? " - shume domethenese, shtypi i huaj eshte me pro-shqiptar se deputetet e BDI-se.</p><p> </p>
Add new comment