Ja si u pritën deputetët e BDI-së në Kumanovë. Banorët: Nuk bëtë asgjë për ta parandaluar, vepruat siç i konvenon pushtetit të Maqedonisë (Video)

Postuar në 12 Maj, 2015 10:31

Incidenti i Kumanovës “nxori zbuluar” edhe dy partitë shqiptare në Maqedoni, të cilat janë kritikuar ashpër për qëndrimin e mbajtur ndaj operacionit ushtarak në Lagjen e Trimave. Dy ditë pas përfundimit të luftimeve, deputetët e BDI-së (Bashkimit Demokratik për Integrim) vizituan banorët shqiptarë të Kumanovës, shtëpitë e të cilave u rrënuan nga predhat e forcave speciale maqedonase. Deputetët shqiptarë u pritën me indinjatë nga banorët të cilët e quajtën të vonuar reagimin e partisë së Ali Ahmetit, duke thënë se BDI në koalicion me Gruevskin nuk bëri asgjë për të parandaluar operacionin në Kumanovë. Sipas tyre qëndrimi I BDI-së I ka ardhur për shtat pushtetit në Maqedoni.

l.m

Comments

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

<p>Mire bere ja the 2 fjale qelbesirave...Se do vijne prape per vota.</p><p>&quot;Kroacia thote Vukovari i dyte - ku jeni ju? &quot; - shume domethenese, shtypi i huaj eshte me pro-shqiptar se deputetet e BDI-se.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.