Forumi Musliman i Shqipërisë reagon për ngjarjet në Kumanovë: Skenare të errëta për të dëmtuar shqiptarët e Maqedonisë

Postuar në 12 Maj, 2015 16:53

 

Forumi Musliman i Shqipërisë ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Kumanovë, të cilat I quan një skenar të errët në dëm të shqiptarëve. Në një deklaratë mbi operacionin e forcave maqedonase në “Lagjen e Trimave”, Forumi Musliman i Shqipërisë thotë se banorët shqiptarë të Kumanovës duhet të të dëgjojnë thirrjet e hoxhallarëve për të ruajtur qetësinë dhe për të mos rënë në kurthin e skenarëve që janë në dëm të shqiptarëve.

 

Deklarata e Plotë

 

Forumi Musliman i Shqipërisë po ndjek me vëmendje të madhe dhe shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në Kumanovë dhe me keqardhje konstaton dhunën e egër të Qeverisë Gruevski mbi shqiptarët. Skenare të errëta të gatuara nëpër prapaskena qeveritare, po i shërbejnë dhunës e shkatërrimit, dhe dëmtimit të shqiptarëve në Maqedoni. Në këto momente të vështira për shqiptarët e Kumanovës ne shprehim mbështetjen tonë për të gjithë ata që u dëmtuan nga luftimet, porse dëmet morale janë edhe më të mëdha se sa dëmet materiale të shkaktuara nga makineria luftarake maqedonase. Gjejmë rastin të përshëndesim qetësinë e shfaqur nga qytetarët e Kumanovës, si dhe të gjitha thirrjet për të ruajtur qetësinë të bëra nga hoxhallarët, për mos-përfshirjen në situatat e errëta dhe kurthet e thurura në dëm të shqiptarëve jo vetëm në Kumanovë, por edhe më gjerë. I bëjmë thirrje Faktorit Ndërkombëtar, të bëjë një investigim të paanshëm e transparent, pas të cilit të vihen përpara përgjegjësisë ligjore aktorët dhe faktorët, që shkaktuan krizën, si e vetmja mundësi që qetësia dhe paqja të rivendosen. Ministria e Jashtme e Shqipërisë duhet të jetë më e kthjellët në qëndrimet dhe aksionin e saj diplomatik në favor të shqiptarëve në Maqedoni dhe të bëhet garante e stabilitetit në rajonin tonë. U bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve që kanë mundësi për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të qytetarëve të Kumanovës, të cilët u dëmtuan materialisht e fizikisht nga luftimet, të japin ndihmesën e tyre në këto momente të vështira.

 

l.m

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Ky forum palacos deri dje i bente elozhe terroristeve qe shkonin ne Siri dhe i quante ata luftetar lirie duke i krahasuar me luftetaret qe shkuan ne Spanje ne vitet 30te te shek te kaluar. Kurse sot, flet per &#39;&#39;qetesine&#39;&#39; e kumanovareve por nuk permend terroristet e UCK-se. Pisa.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.