AMA dënon me gjobë 40 mijë lekë TV Klan për “humorin” e Çanit me çamët dhe sarandiotët

Postuar në 12 Maj, 2015 09:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive nëpërmjet një njoftimi për mediat bën të ditur se televizioni kombëtar Klan është gjobitur me 400 mijë lekë të reja për mungesë etike. Kjo pas fyerjes publike që moderatori Arian Çani bëri për komunitetin çam dhe sarandiot në emisionin e tij Zonë e Lirë, edhe pse Çani ka deklaruar se është fjala për një batutë, shaka që “nuk është kuptuar”. Në këtë rast, gjithsesi duket se humori në fjalët “çamët edhe t’i vrasësh, pak e kanë” dhe po kështu me sarandiotët, ka qenë me pasoja. AMA vëren se janë shkelur kërkesat e parashikuara në nenin 32, pika 4 dhe nenin 33 pika 1, gërma “ç” dhe “d” të ligjit nr. 97/2013, sipas të cilave ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv nuk duhet të transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen mbi baza racore, gjinie, fetare, etnike, kombëtare dhe çdo lloj tjetër diskriminimi, të mos cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut si dhe të mos transmetojnë programe që mund të nxisin vepra penale.

a.k

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Ky Cani me duket se po budallepset!</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ky Cani budall ka qene gjithmone.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.