Rama dhe Basha, qartësisht të ndarë për rrugën ekonomike të vendit

Postuar në 10 Maj, 2015 06:11

Mazhoranca dhe opozita ndahen qartësisht lidhur me situatën ekonomike që po kalon vendi. Qëndrimet mbi këtë temë janë bërë objekt kryesor edhe i fjalimeve në aktivitetet që organizohen për prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit. Nga Malësia e Madhe dhe Puka ku u prezantuan kandidatët, Basha tha se vendi po shkon drejt përkeqësimit ekonomik. “Shqipëria po ecën drejt humnerës ekonomike. Rritja e taksave, mosmbajtja e premtimeve për vende të reja pune, shkatërrimi i perspektivës së rinisë, gjobat, rritja e çmimit të energjisë, por mbi të gjitha arroganca, mashtrimi, shpërfillja dhe poshtërimi që dyshja Rama-Meta dhe bandat që i rrethojnë i bëjnë popullit të tyre, janë rrënjët e së keqes, janë shkaqet e vërteta të eksodit, shkaqet e vërteta të krizës ekonomike dhe gjithanshme” deklaroi Basha.

http://www.top-channel.tv/lajme/

Ndryshe nga kreu i opozitës, ai i mazhorancës flet për një situatë tjetër. Ndërsa prezantoi në Gjirokastër kandidatet për kryetare bashkie, Rama u ndal tek projektet e transformimit, që sipas tij, do t’I japin fund varfërisë në qytete. “Gjirokastra është e të gjithë shqiptarëve dhe jemi shumë të vendosur që projektin e transformimit të Gjirokastrës ta çojmë deri në fund dhe që Girokastra të jetë një zonë pa varfëri. I ka të gjitha mundësitë që të jetë e tillë. Ky qytet ka pasuri që duhet t’i kthejmë në burim mirëqenieje për qytetarët e saj”, tha Rama.

http://www.top-channel.tv/lajme/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.