Policia e Maqedonisë: “Aksioni në Kumanovë ka përfunduar. Eliminuam një prej grupeve më të rrezikshme në Ballkan”

Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski deklaron se aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar. Në një dalje për mediat, ai tha se grupi është udhëhequr nga 5 persona kryesorë, tre prej të cilëve janë dorëzuar. “Janë dorëzuar rreth 30 persona të tjerë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë armë. Duke pasur parasysh se gjatë kohë e kanë sulmuar policinë kanë pasur snajper, bomba dhe topa dore. Është eliminuar një prej grupeve më të rrezikshme në Ballkan. Aksioni ka përfunduar”, tha Kotevski sipas “Zhurnal”.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=155101511424
n.k
Add new comment