Serbia në prag të ndryshimit të Kushtetutës së vendit për Kosovën

Postuar në 08 Maj, 2015 06:01

“Balkanweb” bën me dije se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka dhënë sinjalet e para se mund të propozojë ndryshime në kushtetutën e shtetit. Në një intervistë për gazetën Wall Street Journal, ai ka thënë se “nuk do të ishte kundër idesë për të pyetur qytetarët serbë në lidhje me ndryshimin e aktit më të lartë juridik të vendit, të miratuar më 2006, ku thuhet se Kosova është ‘pjesë integrale e territorit të Serbisë’. “Ne na duhet të diskutojmë për gjithçka me partnerët tanë në BE. Ne duhet ta diskutojmë këtë gjë edhe me popullin serb. Duhet të kemi një diskutim shumë të hapur për të ardhmen e Serbisë. Dhe kjo është e tëra”, ka thënë Vuçiç. “Ne duhet të jemi shumë të sinqertë me popullin tonë. Ne duhet të shohim gjithçka. Dhe, populli i Serbisë duhet ta thotë fjalën përfundimtare”. Mediat serbe kanë raportuar muajin e fundit se Vuçiç ka folur për ndryshimet kushtetuese, që duhet të bëhen në dy ose tri vjetët e ardhshme për shkak se kërkohen nga Brukseli. Megjithatë, siç saktëson “Balkanweb” nisur nga kjo e përditshme, Vuçiç ka mohuar që ato do të bëhen për shkak të Kosovës. Kryeministri ka thënë se ndryshimet duhet të ndodhin para vitit 2017, ndërsa ka sqaruar se ai po e nis këtë çështje “edhe pse e di që kjo nuk është një çështje e pëlqyeshme në Serbi”.

 

http://www.balkanweb.com/site/serbia-ne-prag-te-ndryshimit-te-kushtetutes-se-vendit-per-kosoven/

 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Un nuk e kuptoj se pse serbet e done Kosoven, perderisa Kosova nuk mund te mbahet si koloni.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.