Zgjedhjet në Britaninë e Madhe, Cameron triumfon dhe shkon drejt mazhorancës absolute. Bum i skocezëve

Postuar në 08 Maj, 2015 05:47

“Një e ardhme më e mirë për të gjithë” është foto e përqafimit të bashkëshortes së kryeministrit të rizgjedhur të Britanisë, David Cameron. Menjeherë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme, vetë Cameron me kënaqësinë më të madhe, ka hedhur në twiter këtë mëngjes foton ku është me bashkëshorten e tij. “Një komb, një Mbretëri e Bashkuar, ja se si shpresoj të qeveris nëse do të jem mjaftueshëm me fat për të vazhduar si kryeministër”. Kjo është fitorja më e ëmbël, duke hedhur poshtë edhe sondazhet ka thënë ai. “Kjo është fitorja më e ëmbël, kemi mundur edhe sondazhet dhe komentuesit”. Kështu këtë mëngjes kryeministri David Cameron iu drejtua aktivistëve të Partisë Konservatore dhe i ftoi ata të festonin rezultatin e zgjedhjeve të djeshme. “Ajo që ka më shumë rëndësi është se kemi ende mundësinë për t’i shërbyer vendit”, ka shtuar ai.

 

 

Comments

Submitted by Proemtheus (not verified) on

<p>Me pak fjale Britaniket votuan daljen nga BE-ja,referendumi qe ka premtuar Kameron zhvillohet me 2017-en.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.