Përvijohet lëvizja anti-Rilindje. “Shqip” bashkon në një qëllim Gjinushin, Doshin, D. Priftin, Blushin dhe nanoistët, që po konkurojnë PS-LSI me “socialistë të pakënaqur”

Postuar në 08 Maj, 2015 02:26

Gazeta “Shqip” shkruan sot për atë që e quan: Lëvizje anti-Rilindje brenda së majtës. Dhe brenda këtij termi që ambalazhon pakënaqësinë ndaj mazhorancës aktuale “Shqip” përfshin Skënder Gjinushin dhe Partinë Socialdemokrate, Ben Blushin, nanoistët, Tom Doshin, “që ka rolin e vet në këtë lëvizje” dhe Dritan Priftin. Ky “grupim” sipas gazetës në fjalë, po bën diversion ndaj të majtës zyrtare me kandidatura socialistësh të pakënaqur në Rrogozhinë, Malësi të Madhe, Përmet, Selenicë apo edhe në Fier. Nuk mund të thuhet me siguri pasoja e kësaj kundërvënieje ndaj Rilindjes, por “Shqip” konkludon në shkrimin e vet, se nëse më 21 qershor do të konfirmohet fitorja e ekipit të drejtuar nga Edi Rama dhe Ilir Meta, anti-rilindasit do të humbasin peshën e tyre politike, “ndoshta në mënyrë të parikuperueshme”.
s.z

Comments

Submitted by Prometheus (not verified) on

<p>Nano e provoi vete dhe si doli gje...jo me pinjollet e Nanos.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.