Ngërç në negociatat për Gjykatën Speciale të Kosovës, Ekipi Teknik nuk negocion me Brukselin zyrtar

Postuar në 08 Maj, 2015 02:27

Sipas “Koha Ditore” procesi i finalizimit të Projektligjit për Gjykatën Speciale, ndodhet në ngërç. Ekipi Teknik ka vendosur të mos negociojë me Brukselin zyrtar përmbajtjen e këtij dokumenti, pa vendimmarrjen paraprake të Grupit Politik përkitazi me 11 çështje të ngritura dy javë më parë. Një delegacion i Bashkimit Evropian ka qëndruar të mërkurën në Kosovë me qëllimin për të folur rreth përmbajtjes së Projektligjit për dhomat e specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. Për të nuk janë informuar mediat. Ka zhvilluar një takim me Ekipin Teknik. Por takimi nuk ka zgjatur më shumë se gjysmë ore. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili drejton këtë ekip, ka konfirmuar arsyet e mosnegocimit të përmbajtjes së Projektligjit shkruan sot“Koha Ditore”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.