A. e SHBA, “edukim brezash” kundër korrupsionit. Ministri Çuçi: “Pa një shoqëri denoncuese, do të na shoqërojë gjithmonë”. Shembulli: Kryeministri foli për “drejtorë që po na nxjerrin bojën”

Ambasada amerikane ka nisur së fundmi një projekt që synon ndërgjegjësimin për luftën ndaj korrupsionit. Për këtë, ambasada ka vendosur të komunikojë me nxënës të shkollave të mesme, të cilët janë pjesë e projektit. “Nxënës të gjimnazeve të Elbasanit të angazhuar në këtë projekt, inskenuan rastet më tipike të korrupsionit në vend, siç është ai në shëndetësi, në arsim, gjyqësor etj.”, raporton Top-Channel. “Korrupsioni na mundon të gjithëve dhe ne duam që ai të marrë fund. Një nga mjetet më të fuqishme është një shoqëri aktive. Nxënësit, OJQ-të, media dhe qytetarët e zakonshëm duhet të kërkojnë që t’i jepet fund korrupsionit. Shqiptarët e guximshëm duhet t’i thonë mjaft më!”, u shpreh nga ana e vet ambasadori amerikan. Me interes janë edhe prononcimet e dy përfaqësuesve të qeverisë, ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, që u betua se “në kodin e nderit të qytetarëve të ndershëm se refuzojmë korrupsionin!”. Kurse ministri për Pushtetin Vendor, njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, Blendi Çuçi tha: “Korrupsioni nuk luftohet vetëm nga qeveria, policia, gjyqësori dhe institucionet. Luftohet së pari nga shoqëria dhe po nuk patëm një shoqëri denoncuese, ky fenomen do të na shoqërojë gjithmonë”. Kjo është parimisht e vërtetë, por në Shqipëri korrupsioni është kaq iI përhapur dhe kaq flagrant, saqë ky apel i Çuçit duket si diçka që duhet thënë meqë zhvillohet një aktivitet. Mjafton të kujtojmë këtu se vetë kryeministri, eprori i ministrit në fjalë, para dy ditësh, në përgjimin që u publikua, deklaronte me zë të lartë dhe me fjalë të plota se “Ne Jemi të Vetëdijshëm se në çdo qark dhe bashki, kemi drejtorë që Po Na Nxjerrin Bojën”. Kështu që në këtë kuadër vetëdenoncimi, për qytetarët mbetet të presin sesa do të goditet ky korrupsion i njohur tanimë, sikurse presin që të shohin sesa do të luftohet ai korrupsioni tjetër, i përzgjedhjes së kandidatëve në mënyrë krejt diskrete dhe me vendimmarrje gati të personalizuar të kryetarëve të partive. Për t’u kthyer tek aktiviteti i ambasadës amerikane, “nxënësit e gjimnazeve të Elbasanit, propozuan futjen e një moduli antikorrupsion në kurrikulën mësimore të lëndës së Qytetarisë”.
s.z.
Comments
Një ide e përkryer por me
<p>Një ide e përkryer por me menralitetin që ka ky popull zorë se do zëri vend të shpresojmë mbase ndoll ndo një çudi si thonë bënë vaki një herë në 100 vjetë</p>
Korrupsionin e mbjell po kjo
<p>Korrupsionin e mbjell po kjo Ambasade. E shkaterruan cdo shtet ku hegjemonizmi i SHBA-se shtrihet si opium per qeveritaret e korruptuar. DASH shquhet per ''trajnimin'' qe iu ben personave qe sjell ne pushtet. Shqiperia nuk eshte shtet sovran sepse po te ishte, ambasadori Lulush dhe para ardhesit e tij nuk do te nderhynin vend e pa vend. Shembuj ka plot ne Evrope e kudo. Ukraina qe eshte gjunjezuar sot na kujton 1997 ku CIA ne Shqiperi beri gjemen. </p>
Add new comment