Ish-ministri i Financave Bode: “Pritet rritje tjetër taksash në muajin qershor. Ekonomia në koma...”

Postuar në 05 Maj, 2015 10:07

Ish-ministri i Financave, Ridvam Bode, ka dhënë një intervistë për revistën “Monitor”. Bode flet për situatën ekonomike, e cila nuk është e mirë, për rënien e të ardhurave në tremujorin e parë dhe për rënien në përgjithësi të aftësisë konkuruese të ekonomisë shqiptare si pasojë e vendosjes së taksimit progresiv. Por ish-ministri paralajmëron se kjo dobësi e ekonomisë dhe financave do të çojë në rritje të mëtejshme taksash që në këtë qershor që po vjen. “Në tërësi dominon ndrydhja e ekonomisë në ritmin e të ardhurave, por dhe evazioni përbën një efekt të dukshëm. Rritet akciza e cigareve dhe cigaret kanë rënë se ka rënë kaq shumë konsumi?! Sot për cigaret janë vjelë më pak të ardhura, ose janë zhdoganuar më pak se në vitin 2001. Niveli i konsumit ka rënë më pak se në 2001?! Kjo do të thotë që ka evazion. Por, në tërësi ulja e të ardhurave reflekton ndrydhjen e pandërprerë, rënien e ekonomisë në kolaps, e cila nuk reagon. Niveli i inflacionit, i kreditimit, janë dëshmi e qartë e mosreagimit të ekonomisë, e cila është futur në këtë koma për shkak të politikave të papërgjegjshme të qeverisë...Problemi i të ardhurave do të jetë i qëndrueshëm edhe gjatë këtij viti, edhe pse qeveria rriti taksat dhe pse mendon përsëri t’i rrisë ato në fund të gjashtëmujorit të parë”, tha ndër të tjera Bode.
http://www.monitor.al/ridvan-bode-ne-qershor-prisni-rritje-t...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.