Drejtorët të sjellin vota në fushatë? Deklarata e Ramës, reagimi i Berishës dhe sqarimi i PS-së

Postuar në 05 Maj, 2015 13:52

Një deklaratë e kryeministrit Rama në mbledhje elektorale, një reagim i Berishës dhe përgjigja sqaruese e Partisë Socialiste, gjithçka për një term të përdorur. Në mbledhjen e Shkdorës me strukturat lokale të partisë, Rama ka karkuar para dy ditësh një angazhim maksimal, pasi sondazhet janë pozitive, dhe humbja mund të vijë vetëm nga puna jo e mirë organizative. Por në fjalën e tij, një fragment i hedhur audio edhe nga Sali Berisha në fb-në e tij, dëgjohet fraza “kandidatët të ngarkojnë drejtorët, shefat etj, që të marrin përsipër sa kuti do marrin në përgjegjësi”... ish kryeministri deklaroi se “ky regjistrim dëshmon se si shpërdorohet, keqshfrytëzohet sot shteti dhe resurset shtetërore në një fushatë politike për interesa strikt partiake, duke shkelur kështu haptas parimin e zgjedhjeve te lira. Ju lutem dëgjojeni vetë këtu me poshtë me zërin e tij Edi Ramën teksa u kërkon drejtorëve të shtetit të mbushin kutitë e partisë!”, ishte komenti i Berishës.

Ndërkohë pak më parë PS shpërndau një deklaratë ku sqaron se është fjalë për termin “drejtor operacional” në funksion të strukturave elektorale të partisë, dhe jo për drejtorët e administratës...

a.j

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ops, e gjetem edhe justifikimin perkates...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.