KQZ, kërkesë mediave dhe partive të mos fillojnë fushatën më herët se afati ligjor. Reagon Vizion Plus

Postuar në 05 Maj, 2015 10:55

Një kërkesë e sotme e KQZ-së drejtuar mediave, që të mos pasqyrojnë aktivitet elektorale të partive, ka shkaktuar reagimin e drejtpërdrejtë të kanalit Vizion Plus. Sipas KQZ-së partitë shqiptare po shkelin kodin zgjedhor dhe kanë nisur fushatën më herët se data 22 maj, kur ajo nis zyrtarisht. Vizion Plus deklaroi me një editorial se do të transmetojë çdo tubim, takim, aktivitet, ngjarje që është me interes publik, pasi “nuk është KQZ ajo e cila përcakton atë që është e vlefshme për qytetarët, por janë mediat ato të cilat kanë përgjegjësinë e informimit për çfarë ndodh në vend”.

Në fakt, është interesante kërkesa e KQZ-së. Komisioni nuk e ka problem, ose më saktë nuk u thotë gjysmë fjale partive që nisin e bitisin fushatat sipas interesit, por udhëzon mediat se kur duhet filluar pasqyrimi i takimeve elektorale.   

“Pretendimi i KQZ-së se po shkelet kodi zgjedhor është i pavërtetë dhe i pavend. Kodi përcakton sjelljen e partive dhe mediave gjatë fushatës, cka në mënyrë rigoroze ka të bëjë me hapësirën, regullat dhe kohën që i jepet cdo subjekti apo kandidati në 30 ditë. Por askush në asnjë vend të botës nuk mund të pengojë, fjala vjen, një kandidat që vendos të bëjë 4 vjet fushatë elektorale dhe asnjë media që mendon se pasqyrimi i këtij aktiviteti ka interes publik. Sepse po t’i qëndrojmë krahasimeve, nëse në Shtetet e Bashkuara do të ishte një komison elektoral si ky i yni, atëherë duhet bllokuar edhe fushata kandidates Hillari Klinton, që ka nisur betejën e saj për Shtëpinë e Bardhë 2 vjet përpara zgjedhjeve”, arsyeton V.Plus.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.