Parlamenti Europian thirrje Tiranës zyrtare të ruajë të paprekur Vjosën: Mjaft me projekte HEC-esh, ajo që humbisni është shumë më tepër

Postuar në 05 Maj, 2015 12:08

Siç njofton Deutsche Welle, Parlamenti Europian (PE) i bëri thirrje ditët e fundit qeverisë së Shqipërisë të rishikojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të tij. Është fjala për Rezolutën e sapomiratuar mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian- përpiluar nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, ku në nenin 27 vihet në dukje se ”këto projekte do të dëmtojnë ekosistemet e lumit Vjosa, një nga lumenjtë e fundit në Europë që ka mbetur i paprekur, pothuajse në gjendje natyrore.” Edhe pse Rezolutat e PE kanë vetëm një rol këshillues në procesin e vendimeve të BE për politikat e zgjerimit, neni 27 i rezolutës në fjalë mbështetet në Direktivën Kuadër të BE, për Ujërat dhe mbrojtjen e Ekosistemeve. Lumi Vjosa është cilësuar nga ekspertë europianë si “Zemra Blu e Europës, si lumi i fundit, i madh në Europë që ka mbetur pothuajse i paprekur në 270 km e gjatësisë së tij. Por qeveria e Tiranës planifikon të ndërtojë 27 hidrocentrale mbi lumin Vjosa dhe degët e tij, nga të cilat dy tanimë kanë filluar.

 

Sipas të dhënave të shoqatës evropiane Riverwatch, në gjithë Ballkanin nga Slloveni në Shqipëri ka projekte për të ndërtuar 630 hidrocentrale mbi lumenj të paprekur ballkanikë. “Nëse kjo nuk shmanget atëhere do të ketë një “cunam digash“. Ndërtimi i tyre mbi lumenj të tillë nuk i shërben prodhimit të energjisë por pasurimit të kompanive që i ndërtojnë si edhe bankave europiane që u japin atyre hua”, thotë për DW Ulrich Eichelmann nga kjo shoqatë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.