Milaim Zeka me Tur Hyskajn: Majko ka pasur përgjimin e Bukoshi-Berishës për grushtin e shtetit të 14 shtatorit

Postuar në 04 Maj, 2015 16:02

Debati i gazetarit Milaim Zeka me ish-kryeministrin Majko mbi rolin e Tiranës zyrtare në luftën e UÇK-së, është thelluar me intervistën e Zekës në studion e Turjan Hyskajt në Vizion Plus. Gazetari nga Prishtina nuk ka hezituar të deklarojë se kryeministri Majko e ka ditur nga përgjimet që kishte në dorë, se Bujar Bukoshi kishte financuar me armë e njerëz grushtin e shtetit të 14 shtatorit 98 në Tiranë.

“Fatos Nano, për hir të së vërtetës, po e them për herë të parë këtu, e ka mbështetur kandidaturën e Pandeli Majkos, duke menduar se ky duke qenë student në atë kohë. Dhe që e kam thënë edhe në shkrimin tim, një njeri shumë naiv, i papjekur, mendonte Nano se akoma do ta dirigjonte Pandeli Majkon. Mirëpo kur Pandeli Majko kishte regjistrimet të vendeve informative perëndimore, jo vetëm të shërbimit informativ kombëtar, por regjistrimeve të bisedave telefonike mes Bujar Bukoshit dhe Sali Berishës. Ku Bujar Bukoshi i thoshte Sali Berishës se unë i kam 100-150 njerëz të armatosur përpara kryeministrisë ku u vra Azem Hajdari në 1998”, thotë Zeka.

  

a.l

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Keto jane fakte se kosovaret kryen grusht shteti ne Shqiperi, njesoj si masakra e bandave kosovare te Xhafer Deves ne LIIB ne Tirane.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.