Basha-Berisha vizitojnë dëshmorët dhe kërkojnë votën për 21 qershor. Ndërkohë, Basha fiton më shumë në Holandë se në bashki

Postuar në 05 Maj, 2015 03:49

Një lëvizje “majtas” mund të quhet vizita e shpejtë sot paradite e kryetarit të PD Basha i shoqëruar nga ish-kryeministri Berisha dhe eksponentë të tjerë, në Varrezat e Dëshmorëve për homazhe me rastin e ditës së 5 Majit. Basha tha më pas për mediat se “në këtë ditë të dëshmorëve rikthehemi në këtë altar të lirisë kombëtare për të kujtuar sa çmim të lartë ka liria dhe për të përkujtuar ata që dhanë jetën e tyre për lirinë. Edhe ne sot kemi një zgjedhje, të forcojmë dhe mbrojmë lirinë e qytetarëve për t’u shprehur, për të votuar dhe për të larguar me votë qeverinë. 5 Maji është ditë thirrjeje për çdo shqiptar që të bëjë zgjedhjen e duhur për vete dhe familjen, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve”.

Ndërsa nderonte dëshmorët, mësohet se kryetarit të PD-së “i doli” në Holandë një burim tjetër të ardhurash, që sipas gazetës Shekulli nuk ka figuruar në deklaratat e tij para 2014-ës. Basha ka deklaruar se ka marrë nga Holanda edhe një shumë prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EËCP, ndërsa si kryebashkiak i Tiranës ka marrë vetëm 1.5 mln lekë të reja në vit.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.