KQZ vendos ta çojë Dakon në prokurori. Teliti: Mori votues nga Preza, i regjistroi në Durrës

Postuar në 05 Maj, 2015 04:40

Eksperti i PD-së pranë KQZ-së, Armand Teliti, ka konstatuar shkelje në listat e Bashkisë Durrës, të cilat i ka argumentuar para Komisionit. Siç konstatoi Teliti në raportin e vet, gjatë dy muajve të fundit në listat e zgjedhësve në Bashkinë Durrës është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të votuesve në krahasim me dy vite më parë, që shkonte përtej ritmit normal të rritjes natyrore. Vetëm gjatë periudhës 10 mars deri më 25 prill janë regjistruar në Bashkinë e Durrësit 2186 zgjedhës, veprim për të cilin auditi teknicien, Armand Teliti, dikur kandidat për bashkinë përballë Dakos, tha se përgjegjës është kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako. Pasi janë bërë verifikimet, është konstatuar se bëhet fjalë për afro 2 mijë persona, të cilët ishin bërë votues për herë të parë në këtë bashki. Pas hetimeve, ai thekson në raportin e vet se u bë e mundur të zbulohet personat e shtuar në listë kishin qenë më parë banorë të rrethit Tiranë. Kështu, Teliti në raport thekson se ata kryesisht kanë qenë banorë të Njësisë numër 4 në kryeqytet dhe nga komuna Prezë.

KQZ votoi dje me shumicë votash pro , veç përfaqësuesve të djathtë në këtë institucion, ka votuar edhe nënkryetari Denar Biba. Ndërkohë qëdërgimit në prokurori të kësaj çështjeje. Veç përfaqësuesve të djathtë, pro votoi edhe nënkryetari Denar Biba.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.