Meidani te “Panorama”: S’e kam besuar Rilindjen, rrugëdalja nuk është sulmi ndaj Blushit

Postuar në 03 Maj, 2015 02:06

“Argumenti se Blushi nuk ka gjetur kohën e duhur për të bërë kritika ndaj qeverisë, tregon mungesë force dhe guximi për të analizuar shqetësimet dhe të vërtetat e deputetit”. Kështu shprehet ish presidenti Rexhep Meidani në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”. Sipas ish-Presidentit, debati për mendime të ndryshme mund të bëhet në çdo kohë, pavarësisht fushatave zgjedhore.

Duke komentuar “Rilindjen”, Meidani e cilëson atë si slogan elektoral. Në intervistë ai shprehet se edhe premtimi elektoral për përkujdesjen shëndetësore, apo për 300.000 vende pune, kanë qenë vetëm premtime elektorale dhe në shumë raste të paargumentuara. Ai shpreh habi edhe për pozicionin që po mbajnë në Partinë Socialiste drejtuesit e vjetër të saj, të quajtur “senatorë”, të cilët nuk kanë reaguar ndaj shkeljeve të statutit.

http://www.panorama.com.al/meidani-se-kam-besuar-rilindjen-rrugedalja-nuk-eshte-sulmi-ndaj-blushit/

n.k

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Edhe ky me te vjetren. Po pse per nje vit do realizohen premtimet elektorale?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.