Ikja masive e shqiptarëve, ekspertët e ekonomisë: “Duhet një pakt kombëtar për punësimin”

Ekspertët e ekonomisë në vend theksojnë nevojën e një pakti kombëtar për punësimin, me qëllim edhe zgjidhjen e problematikës së varfërisë në vend dhe për frenimin e fenomenit të emigrimit masiv. Revista ekonomike “Monitor” ka analizuar në mënyrë të detajuar shkëqet e ikjes së shqiptarëve ndërsa analizës i bashkohet edhe gjykimi I dy ekspertëve të ekonomisë, Adrian Civici dhe Arben Malaj.
Sipas Civicit, forcat politike dhe shoqëria civile duhet të bashkohen për t’I dhënë zgjidhje kësaj problematike. “Do të ishte e vlefshme të merren në konsideratë disa politika që kanë ndjekur dhe vendet e zhvilluara (shkopi dhe karota), përmes të cilave, paralelisht me shtrëngimin për t’u bërë formalë, duhen eliminuar ata faktorë që e kanë detyruar biznesin të jetë informal. Nga ana tjetër, vendit i duhet një pakt kombëtar për punësimin, ku të gjitha forcat politike dhe shoqëria civile të shpallin sfidë kombëtare punësimin, pasi nga mungesa e alternativave për punësimin, ose punësim me pagesë shumë të ulët, minimale, njerëzit detyrohen të largohen. Ata mund të jenë dhe viktima të spekulatorëve që mashtrohen për një vend pune, por më shqetësuese është fakti se përse kaq shumë shqiptarë janë të gatshëm me çdo lloj sakrifice ta lënë Shqipërinë në kërkim të një vendi tjetër, ku mendojnë se do të jetojnë më mire” shprehet Civici.
Ndërsa Arben Malaj shprehet se problemi duhet të zgjidhet në origjinë. “Duhet të funksionojnë më mirë politikat mbështetëse për grupet e caktuara shoqërore. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka shumë politika dhe instrumente mbështetëse për vendet e varfra. Ndoshta është momenti që duhet të ketë një harmonizim më të mirë që edhe vendet kandidate të kenë akses në këto politika që tani. Të dy palët duhet të krijojnë bashkëpunim efektiv dhe të shkurtohet koha nga prezantimi i projekteve deri në impaktin real në këto zona” shprehet Malaj.
Për më shumë: http://www.monitor.al/?p=134261
n.k
Comments
Tash u kujtuen "ekspertet e
<p>Tash u kujtuen "ekspertet e ekonomise" se çka duhet ba ?!?</p>
Add new comment