Gruevski rikonfirmohet në krye të partisë me vota absolute, merr 528 vota pro nga 529 në total

Kryetari i VMRO-DPMNE-së që mban detyrën e kryeministrit në Mqedoni, Nikolla Gruevski u rizgjodh në krye të partisë edhe për një mandat tjetër 4 vjecar. “Zhurnal” raporton se ai mori 528 vota pro nga 529 delegatët e pranishëm. Votimi rekord shënon edhe një votë të pavlefshme, që është e vetmja votë që s’ka shkuar në favor të Gruevskit.
Në kongresin e mbajtur në Kumanovë, Gruevski tha që qëllimi i forcës politike të tij është Maqedonia europiane “Qëllimi jonë është Maqedonia europiane. Qëllimi jonë është vendi me një papunësi të ulët dhe rritje të standardit jetësor, me pensionistë më të lumtur, me shumë mundësi për zgjedhje dhe shanse për sukses”, theksoi Gruevski.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=15531475254
n.k
Comments
Gruevski nuk fitoi per
<p>Gruevski nuk fitoi per premtimet et ij bukra, por me nji shprehje: Jemi per nji Maqedoni Europiane (tue dhane me kuptue se nuk jemi per nji Maqedoni aziatike).</p><p> </p>
Add new comment