Lajm i keq/Kompania gjermane largohet nga Shqipëria, arsyeja: Prodhimi i qumështit në zonat rurale nuk qëndron në fokusin e politikave për zhvillimin bujqësor të vendit

Kompania e vetme gjermane prodhuese në fushën e industrisë ushqimore në Shqipëri, “Meggle” Albania, e ka ndaluar prodhimin, deri në një vendim të dytë, duke filluar nga prilli 2015. Kjo ka ndodhur ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte në Stamboll, në përpjekje për të konkretizuar investime turke në Shqipëri. Kompaninë ushqimore “Meggle”, ishte e vetmja nga një vend perëndimor në këtë lloj industrie në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga “Diha”, Dhoma Gjermane e Biznesit në Shqipëri, e cila nënvizon se arsyet e këtij vendimi të kompanisë lidhen me kushtet e vështira të tregut dhe mjedisit shqiptar për të bërë biznes. Sipas “Meggle”, prodhimi i qumështit në zonat rurale nuk qëndron në fokusin e politikave për zhvillim bujqësor të vendit. Sipas informacioneve, kompania nuk ka mundur të arrijë objektivat e saj. Mjedisi shqiptar dhe kushtet e vështira të tregut shihen si shkaqet kryesore. Për më tepër, sipas Meggle-s, prodhimi i qumështit në zonat rurale nuk qëndron në fokusin e politikave për zhvillimin bujqësor të vendit. Prej 5 vitesh prodhuesi bavarez i produkteve të qumështit në Shqipëri e ushtronte aktivitetin nën markën FAST. Meggle do të vazhdojë të qëndrojë aktiv në tregun shqiptar dhe do të ndjekë në veçanti zhvillimin e industrisë së qumështit, bën me dije Dhoma Gjermane e Biznesit në Shqipëri.
Add new comment