Elona Gjebrea thotë se nuk ka rrezik për kthimin e regjimit të vizave edhe pse 100 shqiptarë çdo ditë ndalohen të dalin në kufi

Sipas “Gazeta Shqiptare” fluksi i madh i sh qiptarëve të larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian për të përfituar azil, nuk e rrezikon regjimin e vizave për Shqipërinë. Kështu shprehet zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, në të cilën tregon se cilat janë 7 itineraret që kanë ndjekur shqiptarët kohët e fundit për t’u larguar jashtë, kryesisht në Gjermani. Gjebrea sqaron se në kufi gjatë ditëve të fundit mesatarisht refuzohen afro 100 persona, të cilët nuk plotësojnë kushtet e qëndrimit në vendet e zonës Shengen apo që nuk kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Megjithatë për Gjebrenë numri i azilkërkuesve është i pajustifikueshëm. “Më tepër se largim i shqiptarëve, mund të them se është një fenomen rajonal i kërkimit të azilit në BE, që nuk ka lënë pa prekur as Shqipërinë. Megjithëse autoritetet vendase e kanë përsëritur qartë se nuk ka asnjë shans për të fituar azil ekonomik, sërish ka një fluks lëvizjesh. Në analizën tonë, janë disa faktorë që ndikojnë në zgjedhjen e kësaj aventure, për dhjetëra shqiptarë që shesin pasuri për t’i hyrë një rruge që nuk të çon askund. Një ndër to është edhe zgjatja nga 3 deri në 4 muaj e kohësnsë përgjigjes për aplikuesit. Kjo periudhë interpretohet si mundësi shprese për fitimin e azilit, por në fakt nuk është kështu” thotë Elona Gjebrea për Gazeta Shqiptare”.
Add new comment