Durrës/ Incidente në fushatën e Grida Dumës, militantë me flamuj të PS-së përplasen fizikisht me mbështetësit e PD-­së

Postuar në 01 Maj, 2015 14:32

Militantë me flamuj të PS-së kanë ndërhyrë gjatë një takimi elektoral që kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, po zhvillonte pasditen e së premtes me qytetarë në zonën e Shkozetit. Zyra e shtypit e kandidates për Bashkinë e Durrësit ka njoftuar se dy automjete me flamuj te PS­së kanë penguar takimet e Grida Dumës me banorët e zonës në lagjen nr. 14 në Shkozet. Sipas zyrës së shtypit, drejtuesit e automjeteve kanë provokuar duke i rënë vazhdimisht borisë e xhiruar gomat. Më pas, raportohet se ata janë konfrontuar fizikisht me mbështetësit e kandidates së PD­së. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Durrësit, duke normalizuar situatën, ndërsa kandidatja Grida Duma e ka quajtur një provokim të rëndë elektoral. Mësohet se forcat e rendit kanë mundur të identifikojnë targën dy automjeteve dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.