INSTAT: Shqiptarët më të keqpaguarit në Europë me vetëm 2.2 euro për një ore pune, Norvegjia e para, me 57.1 euro

Të dhënat e Institutit te Statistikave tregojnë se shqiptaret janë populli me i keqepaguar në Europë, ndërsa kostoja mesatare për një ore pune në vendin tonë është vetëm 2.2 euro me e ulëta në Europë. Kjo do të thotë që edhe maqedonasit rezultojnë me një kosto më të larte prej 3.5 euro në orë. Në vend të parë rezulton të jetë Norvegjia me një kosto prej 57.1 euro. Ky fakt aspak pozitiv për qytetaret, mund te vlerësohet si një avantazh për investitorët. Në një anketim qe INSTAT ka berë për kostot e punës në Shqipëri, rezulton edhe se në vendin tone ka një hendek te pagave mes meshkujve dhe femrave, për të njëjtin profesion femrat paguhen më pak se meshkujt. Sipas INSTAT profesionet me të mirëpaguara ne vendin tonë janë drejtuesit administrativ, specialiste të teknologjisë dhe informacionit, ligjvënësit dhe nëpunësit e larte te administratës. Ndërsa profesionet më të keqpaguar janë shitësit, prodhuesit e produkteve bujqësore, apo edhe ndihmës kuzhinierët.
Add new comment