Skandal në urgjencën e Korçës, mjeku dhe ndihmësmjeku tërheqin zvarrë pacientin e më pas e braktisin në trotuar. Pezullohen nga detyra (video)

Postuar në 30 Prill, 2015 07:06

Skandal në Korçë. Pas publikimit të videos ku shfaqet një mjek dhe një infermier i Shërbimit të Urgjencës në Korçë, duke tërhequr zvarrë një pacient dhe duke e braktisur në trotuar, mësohet se dy bluzat e bardha janë pezulluar nga detyra. Mjeku Çelo Fetollari dhe infermieri Artur Tuke shfaqen në një video amatore duke braktisur në trotuar pacientin. Drejtoria e Spitalit të Korçës sqaron për “Panorama Online” se shkak për pezullimin “ka qenë sjellja jo korrekte e shërbimit të Urgjencës ndaj qytetarit”. Skandali është filmuar gjatë pasditës së djeshme në zonën e njohur si “Shën Triadha” në Korçë. Në filmim duket një autoambulancë e ndaluar në rrugë dhe dy persona me bluza të bardha që tërheqin zvarrë një person, të cilin pasi e mbështesin në një mur në trotuar largohen. Nga pamjet personi i braktisur nga bluzat e bardha nuk reagon. Më pas njëri nga bluzat e bardha hipën në automjet, kurse tjetri shkëmben një bisedë me një grua të veshur me të zeza, siç duket edhe në video. Video ka shkaktuar reagime të forta të opinionit publikut.

 

 

 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Keto dy duhen ndjeke penalisht.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.