Servet Pëllumbi në “Mapo”: Kritikat nuk janë të këqija, por Blushi e tepron

Postuar në 29 Prill, 2015 02:11

Të tepruar dhe aspak në momentin e duhur dhe mënyrën e duhur e ka cilësuar kriticizmin e Ben Blushit, profesori i socialistëve, një ndër themeluesit e PS-së, Servet Pëllumbi. Megjithëse pa dëshirë për t’u përfshirë në çështje të partisë, në një event ku ai ndihej më shumë akademik sesa politikan, pasi ka hequr dorë prej vitesh nga politika aktive, Pëllumbi pranoi në një bisedë me “Mapon”, se ndjente keqardhje për atë që Blushi, një eksponent me rëndësi në PS, ka shkruar për qeverisjen socialiste. “Kritikat nuk janë të këqija dhe pse teprohet ndonjëherë dhe në këtë rast është tepruar”, – tha ai i pyetur për qëndrimin e Blushit. Më tej Pëllumbi shtoi se “nuk është as momenti, por edhe në një moment tjetër, përsëri ato gjëra do të ishin të tepruara. Mendimet janë bërë në mënyrë të tillë që të mos kanalizohen në struktura. Fatkeqësisht, kanë dalë nga strukturat”. Por përveç të gjithave profesor Pëllumbi, ish-kryetar Parlamenti dhe një nga drejtuesit e lartë të PS-së, beson se partia e tij po shkon ‘triumfaliste” siç tha ai, në zgjedhjet e 21 qershorit.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Keto fjale besoj ja tha dhe mbeses se tij, Olta Xhackes?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.